Kane: Do të jepja gjithçka që të luaj me Ronaldon

Golashënuesi më i mirë në 2017, Harry Kane ka zbuluar se me cilin lojtarë do të donte të luante së bashku. 

Por dëshira e tij nuk do të realizohet kurrë pasiqë bëhet fjalë për Brazilianin Ronaldo i cili më tani është tërhequr nga futbolli.

Ronaldo ishte një ndër lojtarët më të mirë dhe udhëhoqi Brazilin drejt fitimit të botërorit në vitin 2002.

“Nëse do të mund të zgjedhja se me kënd do të doja të luaja ai lojtarë do të ishte Ronaldo. Kishte forcën, shpejtësinë, goditjen, driblimet dhe ndjenjën për lojë. Si fëmija nuk mu dha mundësia shumë që ta shikoja në TV, por në Youtube kam parë se çfarë ka dhuruar ai, do të jipja gjithçka që të luaja me të”, ka zbuluar Kane.

Ylli Anglez është në shënjestrën e Real Madridit dhe nëse do të transferohej do të kishte mundësinë që të luajë me Ronaldon Portugez.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here