Klopp mbetet pa përforcimin e dëshiruar, a do të ketë alternativë tjetër?

Merkato e janarit filloi me furi të madhe në Anfield, Liverpooli transferoi Van Dijk për 85 milionë euro kurse e shitën Coutinhon për 166 milionë euro.

Tani Liverpoolit i mbetet të gjejë një zëvendësues për Brazilianin, por në mesin e merkatos së janarit Klopp nuk gjetur zëvendësuesin e duhur.

Ideja e Jurgen Klopp ishte që në janar skuadra të pëforcohet me lojtarin e Leipzig, Keita por një gjë e tillë nuk do të ndodhë pasiqë Leipzig nuk do ta shesë lojtarin deri në fund të sezonit.

Koha ecën kurse Liverpooli duhet ta mbush vrimën e lënë  bosh nga largimi i Coutinhos. Në media spekulohet se në shënjestrën e Liverpoolit janë Mahrez, Lemar , Goretzka por deri tani klubi nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here