Kroos zemëron madrilenët me deklaratën e tij

Mesfushori gjerman Toni Kroos ka deklaruar se objektivi kryesor i Real Madrid këtë sezon është kualifikimi për në Champions League.

Real Madrid u zhyt akoma më thellë në krizën që ka hyrë pas humbjes së mbrëmshme në shtëpi 0-1 ndaj Villareal dhe gjermani tha se pas kësaj ndeshjeje skuadra duhet ti rishikojë objektivat e vet.

“Para së gjithash, ne duhet të mendojmë për pozitën tonë në këtë moment”, ka thënë fillimisht Kross për BeIN Sports.

“Ne duhet të përqendrohemi në kualifikimin e Ligës së Kampionëve sezonin e ardhshëm. Mendoj se duhet të jetë objektivi kryesor për pjesën tjetër të sezonit”.

Këto deklarata kanë ngjallur frustrimin e tifozëve të Real Madrid të cilët nuk mund ta imagjinojnë skuadrën e tyre me objektive të tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here