Marcelo i pafuqishëm- Po fundosemi

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo ka deklaruar se skuadra e tij po fundoset pas humbjes me Villarealin 0-1. 

Pas kësaj humbjeje skuadra e Realit ka 16-të pikë më pak se Barcelona.

Goli i Pablo Fornales para fundit të ndeshjes e ka shokuar publikun në “Santiago Bernabeo”dhe e ka futur Zidane në probleme edhe më të mëdha.

“Kjo është njëra ndër situatat më të rënda që kam përjetuar në karrierën time.  Po mundohemi që të luajmë futboll, të sulmojmë dhe të shënojmë por asgjë nuk po na vie për dore kohëve të fundit”, ka deklaruar Marcelo i cili e mban fanellën e Realit 11 vite.

“Është ashtu siç po duket edhe nga jashtë, po ndjehemi sikur po fundosemi”, ka shtuar Marcelo.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here