Mundësi për Sadikun për të treguar veten!

Nga një lojtar në rrugën e largimit, në alternativën e vetme të vlefshme. Situata e Armando Sadikut te Legia e Varshavës ndryshoi plotësisht në harkun e pak orëve. Shkak u bë miqësorja me ekuadorianët e Barcelonës, në turneun “Florida Cup 2018”, që po zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blerja e bujshme e Legias, sulmuesi Eduardo Da Silva, u dëmtua në debutim, me situatën e ish-lojtarit të Arsenalit dhe përfaqësueses së Kroacisë që sipas mjekëve është mjaft serioze.

Lëndimi i 34-vjeçarit ishte nëj shans për Armando Sadikun që zbriti në fushë në pjesën e dytë të miqësores dhe ishte protagonist në të gjitha manovrat ofensive të skuadrës më të madhe polake.

Me ekipin që në 45 minutat e para po humbiste 3-1, aktivizimi i sulmuesit kuqezi i dha një impuls të ri lojës, me Legian që shkurtoi shifrat në 3-2, e megjithatë në fund nuk arriti të evitonte humbjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here