Napoli me dy transferime

“Mediaset Premium” ka bërë me dije se Napoli do të marrë Simone Verdi dhe Gerard Deulofeu gjatë merkatos së janarit.

Në fillim mendohej se kryesuesit e Serie A do të merrnin vetëm njërin prej tyre, me Verdi që ishte dëshira kryesore, por situata ka ndryshuar dhe të dy lojtarët pritet të vihen në dispozicion të trajneri Maurizio Sarri.

Të hënën, Simone Verdi do të jetë në Napoli për të kryer vizitat mjekësore dhe nëse gjithçka shkon mirë ai do të firmosë për 3 vite e gjysmë me një pagë prej 1.7 milionë euro në sezon, ndërsa në arkat e Bologna, klubi që ka pronësinë e lojtarit, do të marrë 20 milionë euro.

Në orët e fundit, në Itali kanë bërë me dije se pavarësisht nga blerja e sigurt e Verdi, Napoli do të marrë edhe Deulofeu. Mbetet për t’u gjetur vetëm marrëveshja me lojtarin pasi Barcelona ka dhënë “ok” për huazimin e tij, me të drejtë blerje përfundimtare në verën e ardhshme. Deulofeu ishte edhe në planet e Inter, por zikaltërit nuk mund të investojmë më në merkato, të bllokuar nga rregullat e “Fair Play Financiar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here