Real Madrid ofron Ronaldon për Neymar

Real Madrid mund të përdorë yllin e saj Cristiano Ronaldo për ta transferuar brazilianin Neymar në Madrid, raporton El Radiero radio show në Cadena SER.

Florentino Perez dëshiron me çdo kusht ta sjellë brazilianin dhe për këtë transferim ai mund të privohet edhe nga ylli portugez Cristiano Ronaldo por për këtë transferim duhet të presin deri pas Kupës së botës.

Cristiano Ronaldo është 32 vjeç dhe forma e treguar gjatë këtij sezoni ka zhgënjyer shumë presidentin Perez i cili mesa duket nuk mendon se ai mund të udhëheqë skuadrën drejt titujve të rinj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here