Sanchet lihet jashtë formacionit të Arsenal!

Alexis Sanchez është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit për ndeshjen e së dielës kundër Bournemouth dhe tani duket i sigurt largimi nga klubi në këtë afat kalimtar.

Ditëve të sulmuesit kilian te Arsenali duket se po ju vjen fundi ora orës, pasi Sanchez pritet të largohet këto ditë nga Emirates.

Manchester Unitedi duket se ka lëvizur përpara në garën për nënshkrimin e Sanchez, me Manchester Cityn gjithashtu në kuadër.

Sipas Telegraph Sport, Djajtë e Kuq do të paguajë nga pesë deri në dhjetë milionë funte tarifa shtesë për agjentët, vetëm për të nënshkruar me Sanchezin.

Transferimi i SanchezitOld Trafford pritet të ndodh për shifrën e 30 milionë funteve apo rreth 35 milionë eurove.

Edhe paga që pritet të marr kiliani është shumë e lartë dhe mendohet që peshon hiç më pak se 350 mijë funte në javë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here