Skuadra e Guardiolës nuk është e pamposhtur, Liverpooli gjunjëzon ‘Qytetarët’ (VIDEO)

Manchester City ende nuk është e pjekur aq sa të vendosë një rekord si ai i Arsenalit 49 ndeshje pa humbje dhe sot skuarda e Liverpoolit ka mposhtur Qytetarët 4-3.

Edhe pas largimit të Coutinhos nuk u ndje mungesa e tij në derbin e sotshëm, kurse Firminho, Chamberlain, Salah dhe Mane shënuan golat për Liverpoolin.

Me këtë fitore skuadra e Liverpoolit u barazua me Manchester United dhe Chelsea me nga 47 pikë por larg kreut të tabelës i cili i takon skuadrës së Cityt e cila ka epërsi plot 15-të pikë.

Gjithçka filloi me Oxlade Chamberlain i cili shënoi në minutën e 8-të por para mbarimit të ndeshjes Sane shënoi dhe barazoi 1-1. Në pjesën e dytë Firminho dhe Mane shënuan dy gola të shpejtë në minutën e 59-61, kurse golin e fundit për Liverpoolin e shënoi Salah në minutën e 68-të pas një gabimi të Ederson.

City arriti ta ngushtojë diferencën duke shënuar me Bernardo Silva në minutën e 84, kurse në shtesa shënoi Gundogan por nuk mjaftoi që ta barazonin ndeshjen.

 

rr

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here