Telashet e Dortmundit nuk kanë fund

Nëntë futbollistë të Borussia Dortmund janë helmuar nga mishi i qebabit në Marbella të Spanjës ku Dortmund zhvilloi fazën përgatitore të janarit.

Menjëherë sapo mbërritën në Gjermani, Burki, Weidenfeller, Bartra, Toprak, Schurrle, Pulisic, Larsen, Sahin e Reimann shfaqën probleme intoksikimi dhe përfunduan menjëherë duke marrë ndihmën në klinikën e klubit.

Helmimi i futbollistëve ka ardhur në fazën më delikate për Dortmund pasi që gjermanët synojnë Champion Leaguen dhe janë në vendin e 4 për momentin.

“Ndonëse ka shumë optimizëm për të rikuperuar disa prej tyre për takimin e sotëm, vendimi përfundimtar do të merret vetëm 2-3 orë para ndeshjes”, u shpreh trajneri i Dortmundit, Stoeger.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here