Arsenal kanë hyrë në bisedime me Borussia Dortmund për sulmuesin e tyre Pierre-Emerick Aubameyang, raporton Telegraph.
Përfaqësuesi i kombëtares së Gabonit është rekomanduar për Arsenal nga zbuluesi Sven Mislintat, ishte pikërisht ai që e solli Aubameyang në Dortumd në 2013.
Arsenali duket se është i “dënuar” të blejë një sulmues pasi që Sanchez duket se i ka ditët e numëruara.