Arsenal ofertë të çmendur për 20 vjeçarin e Bordeaux

Dëshira e Alexis Sanchez për tu larguar për tek Manchester City dhe hezitimi i Mesut Ozil për të rinovuar kontratën ka vënë në alarm Arsenalin dhe “topçinjtë” kanë filluar gjuetinë për lojtarë të rinj.

Arsenal ka ofruar plot 44 milionë funta për sulmuesin 20 vjeçar Malcom i cili luan në rradhët e skuadres franceze Bordeaux, raportojnë mediat angleze.

20 vjeçari po impresionon me formën që po tregon dhe Arsenal e sheh të riun si zëvëndësuesin ideal për kilianin Alexis Sanchez.

Tani mbetet të shihet vetëm dëshira e 20 vjeçarit nëse dëshiron ti bashkohet londinezëve pasiqë Bordeaux vështirë se mund ta refuzojë këtë super ofertë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here