Barcelona nuk e shet Rafinhan për 20 milionë euro!

Barcelona nuk është e gatshme ta lërë brazilianin Rafinha të shkojë tek Inter për 20 milionë euro, raporton Marca.

Pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes lojtarit dhe skuadres së Seria A, mesa duket klubi blaugran dëshiron më shumë para që ta lërë të lirë të shkojë.

Katalanasit duket se do të duhet të largojnë lojtarë që tani duket se janë të tepërt pas blerjeve të reja të Coutinho dhe Mina por nuk e kanë ndërmend që ti japin ata për një çmim të lirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here