Icardi dhe Inter pranë lamtumirës!

Me një fillim sezoni mjaftë të mirë për Inter tani gjërat nuk po shkojnë ashtu siç e kishin parashikuar jo vetëm në kampionat por edhe brenda skuadrës zikaltër.

Ylli i skuadrës Mauro Icardi duket se është i dëshpëruar me skuadrën nga Milano dhe largimi për tek “Los Blancos” është vetëm çështje kohe pasiqë italiani kërkon të luajë në Champions League dhe Inter vështirë se mund ta arrijë një gjë të tillë këtë sezon.

Mediat italiane raportojnë se ylli i Seria A ka kaluar testet mjekësore në Itali dhe tek Real Madrid do të transferohet për shumën e diku rreth 100 milionë eurove.

Real Madrid është i dëshpëruar për ta blerë lojtarin e zikaltërve pas formës së shkëlqyer që po kalon italiani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here