Messi dëshiron Odriozolan tek Barcelona!

Lionel Messi dëshiron Alvaro Odriozolan tek Barcelona, raporton Don Balon.

Sipas raportit Messi kërkon që futbollisti 22 vjeçar i Real Sociedad të vijë tek Barca dhe të luajë në krahë të djathtë pasi që Barcës i mungon një lojtar natyral i pozitës së djathtë.

Por për këtë transferim Barcelona do të hasë në konkurencën e Florentino Perez i cili gjithashtu ka shfaqur interesim për lojtarin.

Siç duket për këtë lojtar do të zhvillohet një tjetër “El Classico” por kësaj rradhe jashtë fushës së futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here