Objektivi i Manchester United transferohet në Dortmund!

Mbrojtësi përflitej shumë për një transferim në Premier League, por lojtari është i kënaqur me një kalim nga Baseli për në Bundesliga.

Borussia Dortmund ka bërë të ditur se ka nënshkruar me Manuel Akanji që ishte një objektiv i Manchester United dhe Liverpool.

Të dy gjigandët anglezë ishin të interesuar për kartonin e lojtarit por Dortmund i mposhti që të dyja skuadrat angleze duke e blerë lojtarin me një çmim prej 22 milionë eurosh.

Akanji është lojtar i përfaqësueses së Zvicrës dhe ka nënshkruar një kontratë prej 4 vite e gjysmë në Signal Iduna Park.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here