Van Gaal: Refuzova Belgjikën për tu hakmarrë ndaj Manchester United

I pabesueshëm qëndrimi por edhe sinqeriteti i Luis van Gaal, që në një intervistë për mediat holandeze ka zbuluar se për t’u hakmarrë me Manchester United, ka refuzuar një ofertë nga Federata Belge e Futbollit për të marrë drejtimin e kësaj përfaqësueseje. Në këtë pozicion u emërua më pas Roberto Martinez.

Ai theksoi se do të ishte diçka fantastike nëse do të kishte marrë drejtimin e Belgjikës por kishte një dëshirë shumë të madhe për tu hakmarrë ndaj Manchester United.

Ai donte që ti hakmerrej ekonomikisht “Djajve të Kuq” pasiqë e kishin shkarkuar kurse Van Gaal e donte gjithë pagën sipas kontratës që e kishte deri në fund.

Ju siguroj se nuk ishte çështje parash, por dëshire për t’u hakmarrë. Reagova instiktivisht dhe jo me racionalitet. Kjo dëshirë i erdhi pasi që drejtuesit e Manchester United e kishin trajtuar shumë keq Van Gaal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here