Conte krijon kaos në presskonferencë për shkak të Hazard!

Futbollisti Belg Eden Hazard kohëve të fundit po luan nën pritshmëritë e tij dhe për këtë shkak besohet se ai në fund të sezonit do të largohet nga Chelsea drejt Madridit.

Është e qartë se Hazard po has vështirësi për tu rikthyer në formë dhe nuk duket i kënaqur.Zërat për kalimin e tij në Real Madrid dhe marrëdhënia me Conten po i bëjnë atij presion edhe më të madh.

Spekulimet për largimin e Hazard e kanë hidhuruar edhe strategun Italian, për shkak se Belgu është pyetja kryesore në të gjitha presskonferencat e tij. Conte vendosi ti japë fund një gjëje të tillë pas pyetjes nga gazetarët se a është i lumtur Hazard?

“Ajo nuk është e rëndësishme. Unë jam trajner dhe unë vendos. Ju brengoseni se  a është ndonjë lojtarë i lumtur apo jo. Detyra ime është që të bëjë më të mirën për skuadrën dhe klubin, jo të bëjë ndonjë lojtarë të lumtur. Çdo presskonferencë është e njejtë duke më pyetur a është dikush i lumtur apo jo. Për mua janë të rëndësishme ndeshjet fitoret, barazimet dhe humbjet asgjë tjetër”, ka deklaruar Conte.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here