Paolo Dybala dhe Claudio Marchisio të cilët për momentin janë të lënduar janë lojtarë të rëndësishëm për Juventusin. Kur Massimiliano Allegri mund të llogarisë në shërbimet e tyre?
“Zonja e Vjetër” mbet pa Dybalan dhe Marchision, gjithashtu të lënduar janë edhe Guadrado dhe Buffon.
Juventus ka zëvendësimet adekuate për secilin prej tyre por mund të shfaqet problem me fillimin e ndeshjeve në Champions League.
Dybala dhe Marchisio kanë lëndime më të rënda dhe do të jenë jasht fushave për 30-40 ditë.
Sipas të gjitha gjasave ata do të mungojnë kundër ndeshjes në Ligën e Kampionëve, kundër Tottenham.
Buffon dhe Guadrado do të jenë në shërbim të Allegrit pas ndeshjes me Genovan që luhet këtë javë.