Milan hidhet në sulm për yllin e Bundesligës

Milan ka treguar interes serioz për yllin e Bayer Leverkusen Julian Brandt, bëjnë të ditur mediat Italiane.

Drejtori sportiv i Milanit këtë javë ishte i pranishëm në ndeshjen e Leverkusenit për ta vëzhguar Julian Brandt dhe si duket ai do jetë synimi kryesorë në merkaton e verës.

Çmimi i tij është 35 milionë euro por Milan është i gatshëm të paguajë 40 milionë.

Nga Milan kanë bërë të ditur se nuk planifikojnë të jenë aktiv në merkaton e dimrit dhe se po përgatiten në merkaton e verës.

Julian Brandt është 21 vjeç dhe interesim për të kanë treguar Bayern Munchen dhe Liverpooli.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here