Oferta e fundit: “Mbretërit” e rrisin çmimin , vendimi mbetet te Inter!

Përsëri është aktuale transferimi i Argjentinasit Mauro Icardi te Real Madrid, por këtë rradhë Inter ka motiv më të madh për ta pranuar ofertën e Madrilenëve.

Oferta e fundit e Realit për Icardin është 110 miliona euro.

Për shkak të rezultateve të dobëta këtë sezonë, Madrilenët janë të vetëdijshëm se duhet të ndryshojnë gjërat duke filluar nga sulmi i skuadrës ku realizimi është i dobët.

Real Madrid dëshiron që verën e ardhshme ta shesë Benzema-n,i cili ka realizuar 5 gola në 20-të ndeshje dhe kjo nuk është e pranueshme për një sulmues i cili luan në Real Madrid.

Në Spanjë janë të mendimit se Icardi do të ishte sulmuesi ideal për skuadrën Madrilene.

Icardi këtë sezonë ka shënuar 18-të gola në 20 ndeshje të luajtura në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here