Quique Sánchez Flores: Messi është njëri prej të rrallëve që më ka detyruar të ulem dhe ta shikoj, Ronaldo në top 10!

Trajneri i rivalit të qytetit Espanyol,Quique Sánchez Flores ka bërë një lavdatë mjaft të madhe për Lionel Messin para ndeshjes në Kupën e Mbretit.

Quique Sánchez Flores sot në preskonferencë para gazetarëve ka dhënë deklaratë lavdëruese për Messin.

“Messi është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit. Ekzistojnë vetëm disa lojtarë që më kanë detyruar të ulem dhe ti shikoj kurse Messi është njëri prej tyre. Ulesha dhe shikoja vetëm Messin, Ronaldon ( Brazilianin), Michael Jordan dhe Maradonën, ata janë sportistë ndryshe me të vërtetë fantastik”, ka deklaruar Flores.

Ai u pyet edhe për Cristiano Ronaldon.

“Nuk jam këtu të flas për futbollistët tjerë, por Ronaldo është në top 10-të, por ai sot nuk është tema kryesore prandaj nuk dua të flas për të”, ka shtuar Flores.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here