Real Madrid vendos çmimin e Ronaldo-s, Perez pret oferta!

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të presë ofertat që do të vijnë në adresë të tij për Cristiano Ronaldon bënë të ditur e përditshmja Portugeze “Record”.

Temë kryesore për disa ditë në mediat spanjollë është paknaqësia e Ronaldos në Madrid.

Portugezi ndjehet i tradhëtuar nga klubi Madrilen dhe është i gatshëm që të largohet. Nga ana tjetër Perez është i qetë dhe po pret oferta në adresë të klubit.

E përditshmja Spanjolle “AS” bënë të ditur se dëshira e Ronaldos është që të kthehet në Manchester United, por një transferim i tillë duket se është shumë i vështirë.

Real Madrid kërkon 100 milionë euro për lirimin e tij. Një shumë e tillë është shumë e lartë dhe prandaj “Djajtë e Kuq” nuk janë të interesuar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here