Ronaldo të afërmve të tij:Nuk mundet Messi të përfitojë më shumë se unë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo vazhdon të presë ofertën e klubit për vazhdimin e kontratës.

E përditshmja as dje publikoi një lajm ku shkruhej se Ronaldo po ndjehet i mashtruar nga Perez i cili po refuzon ti ofrojë atij kontratën e re, kurse sot e përditshmja Katalanase “El Mundo Deportivo” e vazhdoi storjen.

E përditshmja gjithashtu ka bërë të ditur se Ronaldo është i palumtur për shkak se Messi përfiton më shumë te Barcelona dhe këtë e vërtetojnë fjalët që ai ju ka thënë të afërmve të vet.

“Është mos rrespekt të përfitojë Messi më shumë se unë. Unë duhet të jem më i paguar si futbollisti më i mirë në botë. Tërë kohës po më thojnë nesër nesër. Nuk bëhet fjalë për para por për statusin tim”, ka thënë Ronaldo të afërmve të tij.

Ronaldo përfiton te Reali 21 milionë euro, kurse Messi përfiton dyfishin e tij edhe Neymar përfiton më shumë se Ronaldo 35 milionë euro në sezonë.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here