Xabi Alonso para gjyqit!

Ish ylli i Real Madridit, Liverpoolit dhe Bayern Munchen, Xabi Alonso ka kryer evazion fiskal  rreth të drejtave të marketingut. 

Rasti është hapur në vitin 2015 por për shkak të dëshmive të pakta është mbyllur. Tani duket se përsëri i njejti rast po bën bujë.

Akuza është  për vitin 2010,2011,2012 kur Alonso ka shitur të drejta të marketingut një agjencioni Portugez për 5 milionë euro. Në vitin 2014 Alonso u akuzua se ka kryer evazion fiskal  prej 6 miliona eurove.

Pala mbrojtëse ka bërë të ditur se nuk ka vend për akuzë, kurse prokuroria Spanjoll beson se me qëllim janë transferuar paratë në Portugali.

Kjo nuk është hera e parë që një futbollist në La Liga të kryej evazion fiskal, pasiqë në të kaluarën ka pasur raste gjyqsore të ngjajshme e më i përfolur është rasti i Messit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here