Agjenti i Aubameyang udhëton drejt Londrës!

Sulmuesi i Borussia Dortmund duket se do të transferohet tek londinezët e Arsenal, sipas Mirror Sport.

Agjenti i lojtarit ka udhëtuar për në Londër për të vulosur njëherë e mirë këtë transferim mjaftë të përfolur gjatë afatit të janarit.

Gjithashtu edhe i ati i Aubameyang i cili është poashtu përfaqësues i lojtarit ka udhëtuar për në Londër për të negociuar për marrëveshjen.

Arsene Wenger e ka bërë të ditur se nuk do ta lërë Alexis Sanchez të largohet deri sa të gjejë një zëvëndësues të denjë për kilianin.

Ky udhëkryq mesa duket do të zgjidhet shumë shpejt pasi lojtari që dëshiron të largohet nga Dortmund e ka gjetur skuadrën ideale në të cilën do të transferohet.

Aubameyang këtë sezon vetëm në Bundesliga ka shënuar 13 gola në 15 takime dhe 8 gola tjerë në kompeticionet tjera.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here