Alexis nënshkruan kontratën me Manchester United!

Alexis Sanchez u dakordua për një kontratë 4 vite e gjysmë më Manchester United ku “Djajvë të Kuq” kjo blerje do ti kushtojë 14 milionë funta.

Alexis Sanchez tanimë ka mbetur vetëm që të presë Henrikh Mkhitaryan që të transferohet tek Arsenal dhe gjithçka do të jetë e kryer.

Sanchez u përfol shumë për një kalim tek Manchester City por e cila në fund nuk ishte e gatshme që të paguante më shumë për një lojtarë kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.

Interesim për futbollistin pati shfaqur edhe trajneri i Chelseas Antonio Conte por Manchester United u tregua më e shkathët në këtë transferim.

Sanchez tani po pret vetëm marrëveshjen mes Mkhitaryan dhe Arsenal që do ta bëj armenin lojtarit më të paguar në Emirates.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here