Amerikani grushton serbin në NBA!

Në kampionatin amerikan të basketbollit është shënuar një përleshje me grushta në ndeshjen Orlando Magic-Minnesotta Timberwolves.

Në periodën e dytë, Afflalo dhe Bjelica u përjashtuan pas një sherri që nisi për një top në tabelë e përfundoi me grushtin e amerikanit në kokën e serbit.

“Doja të mbrohesha dhe falë Zotit nuk ndodhi gjë. Doja ta qetësoja sepse po të isha edhe unë agresiv, nuk e di se çfarë do të ndodhte”, tha Bjelica.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here