Arsenal dëshiron që të firmosë me Wilshere por me zvogëlim page

Jack Wilshere mund të qëndrojë akoma tek Arsenal, pasi që “topçinjtë” i kanë ofruar rinovim të kontratës që i skadon në fund të këtij sezoni.

Por nëse Wilshere dëshiron që të qëndrojë tek Arsenali ai duhet të bëjë një sakrificë për pagën e tij.

Oferta për lojtarin është një pagë javore prej 80,000 funte, ndërsa aktualen e ka 100,000 funte (112 mijë euro) në javë.

Por me bonuse edhe me kontratën e re lojtari mund ta arrijë pagën aktuale që e ka.

Klubi rrezikon ta humb lojtarin me parametra zero, ndërsa forma e tij këtë edicion është shumë e mirë.

Më formën aktuale ai mund të arrijë marrëveshje me ndonjë skuadër tjetër që do të ofronte më shumë, shkaku se do të vinte si lojtar i lirë.

Arsenali rrezikon t’i humbasë edhe yjet e ekipit si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here