Gabonezi, Pierre-Emerick Aubameyang ditëve në vijim pritet që të bëhet lojtarë i Arsenalit.
Sulmuesi ka arritur marrëveshje rreth të gjitha kushteve me klubin Londinez, kurse Arsenali për të do të paguajë 70 milionë euro.
Borussia ka filluar të kërkojë zëvendësimin e tij dhe sipas të gjitha gjasave lojtari i ri i Borussias do të jetë lojtari i Chelsea, Michy Batshuayi.
24-vjeçari nuk po fiton shumë minuta nën drejtimin e Contes, emri i tij është përfolur për një transferim te Sevilla por duket se ai do të përfundojë në Dortmund. Belgu është një futbollist i mirë, por nuk ka fituar shansin në Stamford Bridge dhe duket se do ta fitojë atë në Dortmund.
Michy Batshuayi këtë sezonë ka luajtur 22 ndeshje për Chelsea dhe ka shënuar 9-të gola.