Njëri nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit, Ronaldinho edhe përfundimisht i ka dhënë fund karierës së tij në futboll.
Lajmin për penzionimin e Ronaldinhos e ka bërë të ditur vëllau i tij i cili njëherësh ishte edhe menaxheri i tij.
“E kryer ky është fundi!”, ka deklaruar vëllau i tij.
37-të vjeçari vendosi ti japë fund edhe pse ndeshjen e fundit profesionale e luajti më 26 shtator 2015 në fitoren e Fluminese.
Po largohet njeriu i vetëm në historinë e futbollit i cili e fitoi, Kupën e Botës, Kupën e Amerikës, Kupën e Konfederatave dy herë, Ligën e Kampionëve dhe Kupën Libertadores.
Ronaldinho karierën e tij e filloi në klubin Brazilian Gremio, në vitin 2001 arriti në Europë te PSG kurse në vitin 2003 u transferua te Barcelona ku edhe kaloi momentet më të mira në karierën e tij.
Në vitin 2008 u transferua te Milan, kurse në vitin 2011 në Flamengo. Stacioni i fundit ishte Atletico Mineiro, pastaj një periudhë e shkurtë në Meksikë për ta mbyllur në fund te Fluminese.