Chelsea dëshirojnë Emereson në vend të Alex Sandro-s

Chelsea duket se ka ndërruar planet që kishte për lojtarët që donte të transferonte gjatë dimrit sepse ata duket se nuk mund të transferohen gjatë janarit dhe për këtë londinezët kanë ndërruar objektiv.

Chelsea po shikojnë mundësitë që të blejnë futbollistin e Romës Emerson Palmieri i cili luan mbrojtës i majtë i cili shihet si alternativa më e mirë pasi që dështuan ta transferojnë Alex Sandron e Juventus.

Chelsea këtë afat të janarit ka qenë në kërkim të një mbrojtësi të majtë por që harxhuan shumë kohë me Alex Sandron i cili duket se nuk do të transferohet.

Megjithatë objektivi i Juventus duket se është që ta mbajnë brazilianin deri në fund të sezonit dhe gjatë afatit veror gjërat mund të ndryshojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here