Guardiola harron Sanchezin-niset drejt Griezmann!

Futbollisti Francez Antoine Griezmann sipas të gjitha gjasave në fund të sezonit do të largohet nga Atletico Madridid.

Emri i tij muajve të fundit u përfol rreth një transferimi te Barcelona dhe Manchester United, kurse tani në garën për firmën e tij është edhe Manchester City.

City mbeti pa Alexis Sanchez, i cili vendosi ti pëforcojë rradhët e Manchester United dhe prietet zyrtarizimi ditëve në vijim.

Tani në shënjestrën e Guardiolës është Griezmann të cilin tentoi ta transferonte edhe gjatë verës së kaluar.

Guardiola është një tifoz i madh i lojës së Francezit dhe është i gatshëm ta transferojë atë në “Etihad” kurse shuma pritet të jetë 100 milionë euro.

Griezmann llogaritet si një ndër sulmuesit më të mirë në Europë, ai mund të luaj edhe si sulmues krahu. Në Atletico erdhi në vitin 2014-të nga skuadra e Sociedad.

Këtë sezonë ai ka luajtur 23 ndeshje dhe ka shënuar 8-të gola dhe 7-të asistime.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here