Inter është gati të bëjë blerjen dytë këtë afat kalimtar të janarit pasi që bisedimet me Barcelonën lidhur me Rafinhan duket se po shkojnë si është më së miri.
Drejtori i Inter Piero Ausilio tani është në Katalonjë për të diskutuar disa çështje lidhur me kontratën me Rafinhan.
Braziliani e ka pasur shumë të vështirë që të gjejë një vend në formacionin startues pas rikthimit nga dëmtimi në gju që pati.
Pas bisedimeve mes klubeve Barcelona është gati që ta lëshojë lojtarin në huazim me mundësi blerjeje në fund sezoni.