James Rodriguez rrëfehet për largimin e tij nga Reali

James Rodriguez ka pranuar se është ndjerë keq kur është larguar nga Madridi pasiqë nuk ka lënë shenjat e tij dhe se do të dëshironte që të përballej me Zidane në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse ai dha kontributin e tij në Real Madrid, sezonin e shkuar ai u gjet në pankinë dhe pas përfundimit të sezonit u transferua te Bayerni.

“Çdo trajner ka lojtarët e tij të preferuar, ka thënë Rodriguez”.

“Nuk e di a mund të them se kam pasur afërsi me Zidane por çdo trajneri ka preferencat e tij. Nuk mund të them se ai skishte besim te unë por tani më nuk ja vlen të flasim për atë çështje”.

“Si futbollist Zidane ishte i preferuari im. Ai ishte i shkëlqyeshëm dhe kishte shumë kualitete”.

“Ishte e dhimbshme mënyra se si u largova nga Reali pasiqë Reali  ishte ëndërra ime por futbolli është kështu sot je aty ku dëshiron dhe të nesërmen nuk je”…

James gjithashtu u shpreh edhe për formën momentale të Realit.

“Ata nuk po kalojnë momente të mira por sezoni është ende i gjatë dhe mund ti kthejnë gjërat në favorin e tyre, do të dëshiroja që të përballeshim në finalen e Ligës së  Kampionëve”, përfundoi James.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here