Kanë forcë për pjesën e parë: “Mbretërit” po të luanin vetëm 45 minuta do të ishin në kreun e tabelës!

Kriza e rezultateve e ka shaktërruar kampionin aktual në La Liga dhe Ligën e Kampionëve, Real Madrid, i cili është prapa Barcelonës 19-të pikë dhe ajo çfar i mbetet është të luftojnë për një vend që i dërgon ata në Champions League. 

Megjithatë statistika thotë se klubi Madrilen do të ishte në kreun e tabelës me rezultatet që ka arritur në 45 minutat e para.

“Mbretërit” duket se kanë dy fytyra të skuadrës këtë sezonë, për shkak se pjesën e parë kanë një statistikë të shkëqyeshme të rezultateve, por sapo kthehen nga pjesa e parë sikur shohim një skuadër tjetër, të paktën kështu mund të përmbyllim nga statistika.

Çfarë thotë statistika?

Në të gjitha ndeshjet në 45 minutat e para “Los Blancos” janë të pamposhtur me një seri prej 11 fitoresh, 7-të barazime dhe asnjë humbje, kurse kanë shënuar 23 gola dhe kanë pranuar vetëm 6-të. Nëse do të mirrej parasyshë vetëm pjesa e dytë atëherë statistika tregon se Real Madridi do të kishte vetëm 5 fitore, 8-të barazime dhe 5 humbje, me 9-të gola të shënuar dhe 11-të të pranuar.

Është e qartë se diçka nuk shkon me skuadrën në pjesën e dytë ku vërehet rënie në lojën e mbretërve.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here