Manchester United vënë në dyshim rikthimin e Ronaldos!

Tek Manchester United nuk janë të bindur se portugezi dëshiron të lërë Real Madridin për të ardhur në Old Trafford gjatë verës, shkruan ESPN.

Një raport i AS të hënën tregon se Ronaldo dëshiron të largohet pasi që ndihet i tradhëtuar nga drejtuesit e Real Madrid pasi që i premtuan një rritje rroge dhe nuk e plotësuan këtë kërkesë.

Kaq ka mjaftuar për portugezin që të ndihet i lënë pas dore nga klubi dhe të kërkojë një skuadër të re.

Por Manchester United dyshojnë për këtë gjë dhe thonë se lojtari 32 vjeçar e ka të vështirë të vijë në Premier League pasi që ai po shikon që të rinovojë kontratën me Real Madrid.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here