Mkhitaryan: Arsenal është klubi im i preferuar do të dëshiroja që një ditë të luaja atje!

Transferimi i Alexis Sanchez te Manchester United, mvaret nga Mikhitaryan kurse sipas deklaratës së Ermenit para disa viteve mund ta kuptojmë se një gjë e tillë mund të ndodhë së shpejti.

Mediat Angleze kanë arritur të publikojnë një deklaratë të tijën para disa vitesh kur ai po luante te Metalurg Donetsk.

“Skuadra ime e preferuar është Arsenali më pëlqen stili i lojës së tyre. Wenger është trajneri i cili beson tek të rinjtë dhe do të dëshiroja që një ditë të luaja në atë klub”, kishte deklaruar Ermeni para disa vitesh.

Tani Mikhitaryan ka mundësi të veshë fanellën e Arsenalit, por mbetet ta shohim a ka ndryshuar diçka te ai apo Arsenali ka mbetur klubi i tij i preferuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here