Tifozët e Manchester United do të jenë të lumtur: “Djajtë e Kuq” ditëve në vijim do të bëjnë të ditur një lajm të mirë!

Trajneri Portugez Jose Mourinho do ta vazhdojë kontratën me Manchester United edhe për dy vite tjera bënë të ditur Sky Sport.

Mourinho arriti në “Old Trafford” në vitin 2016-të dhe nënshkruajti kontratë për tre sezone. Megjithatë duket se kryesia e klubit janë të kënaqur me punën e Mourinhos dhe i kanë ofruar atij kontratë të re. “Sky Sport” bënë të ditur se klubi së shpejti do ti bëjë publike detajet e kontratës.

Para disa kohësh flitej se Mourinho nuk është i kënaqur në United për shkak se atij nuk i janë transferuar disa lojtarë, mirëpo me ardhjen e Sanchez duket se Mourinho do të mbetet te “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2021.

Manchester United gjendet në vendin e dytë në Premier League me 12 pikë më pak se lideri City.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here