Nadal kalon në rrethin e tretë të Australian Open

Rafael Nadal ka kaluar në rrethin e tretë të Australian Open pasi ka mposhtur Leonardo Mayer.

Numri një i botës ka vazhduar rrugëtimin për të grand slamin e 17-të në karrierë me një fitore jo të lehtë ndaj Leondardo Mayerit, të mërkurën mbrëma në Australian Open.

Nadal e fitoi këtë ndeshje 3-0 me sete 6-3 , 6-4 dhe 7-6 duke e çuar në 5-0 fitoret në përballjet direkte me argjentinasin.

Nadal në raundin tjetër do të ketë kundërshtar boshnjakun Damir Dzumuhurin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here