„Nuk ka klub që do të paguante 150 milionë euro për një veteran 33 vjeçar edhe pse ai është-Ronaldo!”

Eksperti i futbollit Spanjoll Guillem Balagué për Sky Sports ka bërë të ditur se Real Madridi dëshiron të lirohet nga ylli i tyre Ronaldo, mirëpo situata nuk është edhe aq e thjeshtë.

Ronaldo kohëve të fundit është përfolur për një largim të tij nga Madridi, por ka një problem rreth transferimit të tij të cilin na e zbulon Balagué.

“Ronaldo tregoi qartë se dëshiron të largohet dhe klubi nuk ka asgjë kundër. Gara në mes PSG dhe United për firmën e tij është e mirë, por gjërat janë më të komplikuara”, thekson eksperti spanjoll.

“Për pagën e Ronaldos klubet duhet të paguajnë 50 milionë euro kurse për transferimin e tij Reali kërkon 100 milionë euro dhe kjo është një shifër e lartë për një lojtarë që ka 33 vjet. Këtë cifër asnjë klub nuk mund ta arsyetojë”, ka shtuar Balagué.

Portugezi këtë sezonë ka shënuar vetëm 4 gola kurse që nga ardhja e tij në Spanjë ka shënuar 422 gola në 418-të ndeshje për Real Madridin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here