Otamendi rinovon kontratën me City deri më 2022

Mbrojtësi qëndror argjentinas ka nënshkuar një kontratë të re me Manchester City e cila do ta mbajë tek “Citizens” deri më 2022.

Nicolas Otamendi me Manchester City ka zhvilluar plot 118 ndeshje që kur u ble nga Valencia për një shifër prej 32 milionë funtash në 2015.

Kontrata e tij e mëhershme skadonte në 2020 por të mërkurën kjo kontratë u rinovua edhe për 2 vite më tepër qëndrim tek Manchester City.

Otamendi këtë sezon ka startuar 22 prej 23 ndeshjesh në Premier League ku janë 12 pikë të pashqetësuar në vendin e parë dhe kanë pësuar vetëm 17 gola.

Otamendi ka luajtur edhe 5 ndeshje në Champions League ku në 1/16 City do të përballet me zvicerianët e Basel

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here