Plani B i Sevillas është Sturridge

Sulmuesi i Liverpool Daniel Sturridge mendohet se do të jetë objektivi i ardhshëm i Sevillës nëse do të dështojë transferimi i Michy Batshuayi nga Chelsea, raporton AS.

Sevilla duket se e kanë të obligueshme që të nënshkruajnë me Batshuayin por Chelsea nuk e ka ndërmend ta lëshojë futbollistin deri sa të gjendet një zëvëndësim për lojtarin.

Kjo ka bërë që Sevilla të shikojë edhe objektive tjera dhe Daniel Sturridge i cili po kërkon një skuadër që të luajë vazhdimisht, duket se do të jetë plani rezervë i Sevillas e cila detyrimisht duhet të përforcohet nëse dëshiron Champions Leaguen këtë sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here