Real Madrid interesohet për lojtarin bask!

Real Madrid edhe zyrtarisht e kanë njoftuar Athletic Bilbaon për interesin që kanë për portierin e tyre Kepa, gjithmonë sipas Euskaë Telebista.

Kampionët e La Ligas deri më tani nuk kanë qenë aktivë në merkato dhe këtë sezon i ka karakterizuar një formë shumë e dobët sidomos në kampionat.

Dhe kur kritikat ndaj Keylor Navas kanë nisur të shpërthejnë, një transferim i portierit bask Kepa duket mëse i mundshëm dhe i nevojshëm.

Mbetet të shihet qëndrimi i Athletic Bilbaos se a do ti  rezistojnë milionave të madrilenëve për ta mbajtur yllin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here