Revolucion te Real Madridi-„NHL“ trio e re sulmuese!

Duket se janë të numëruara ditët për sulmin BBC në Madrid,Florentino Perez beson se ka ardhur koha për një revolucion të ri në klub.

Ndoshta ka mbetur një kohë e shkurtë që Cristiano, Benzema dhe Bale të shkëlqejnë së bashku, por merkatoja verore do të jetë e madhe për klubin Madrilen, ku sulmi i ri i Realit pritet që të ndërtohet pjesë për pjesë.

Reali edhe më herët e ka bërë një gjë të tillë duke transferuar disa yje njëherës, Zidane,Figo,Bechkam, gjithashtu në vitin 2008 Ronaldo,Kaka,Benzema.

Tani ka ardhur koha për një kapitull të ri të Perezit, me Neymarin si kryesues i skuadrës.

Lojtari tjetër që është në shënjestrën është Hazard i cili pëlqehet nga Zidane.

Zëvendësuesi i Benzema do të jetë Lewandovski për të cilin Perez është i interesuar për një kohë të gjatë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here