Ribery rrëfehet për shenjën e tij në fytyre…

Gjërat nuk kanë qenë të lehta për Franck Ribery në jetën e tij, i cili ka rrëfyer për kritikat dhe kërcënimet që i janë bërë atij.

Dy evente e kanë ndryshuar rrjedhën e jetës së tij çysh në moshën kur ai nuk kishte mbushur as dy vjeç.

Ai është mohuar nga prindërit e tij biologjik dhe gjithashtu është përfshirë në një aksident me makinë cysh në moshën e hershme.

Pas këtij aksidenti ai në fytyrë ka pasur një shenjë të përhershme për të cilën asnjëherë nuk është ndjerë keq.

“Shenja në fytyrë më ka dhënë forcë dhe karakter që ti tejkaloj problemet, sepse kur je i vogël dhe ke atë shenjë nuk është e lehtë ti tejkalosh problemet”, ka thënë Ribery.

“Njerëzit gjithmonë bënin me gisht nga unë, më quanin të shëmtuar dhe bënin shaka me shenjën time. Kudo që shkoja nuk mund të mos vihesha re për shkak të shenjës”.

“Kishta kritika për dukjen time nga njerëzit. Familja ime e vuante këtë por unë asnjëhe nuk kam qarë”.

“Unë kam vuajtur nga reagimet e njerëzve pasi që isha i ri por asnjëherë nuk kam qarë”.

Që atëherë Francezi është bërë njëri nga lojtarët më të mirë të Bayernit duke regjistruar 360-të paraqitje dhe duke shënuar 113 gola. Ai gjithashtu ka fituar 7 herë Bundesligën, Ligën e Kampionëve dhe disa trofe të tjerë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here