Zyrtare: Walcott transferohet tek Everton

Përfaqësuesi i kombëtares angleze Theo Walcott pasi që nuk arriti të gjente një vend në formacion e Arsene Wenger u largua nga Arsenal për tju bashkuar Evertonit të Sam Allardyce.

Everton e bleu sulmuesin për shifrën e 20 milionë funtave.

Walcott nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me Everton duke u bërë transferimi i dytë këtë në këtë afat të janarit pas Cenk Tosun nga Beshiktash.

Walcott ishte lojtari që qëndroi më së shumti tek Arsenal i cili shënoi 108 gola me londinezët por këtë sezon e pati thuajse të pamundur që të luante në formacionin titullar.

Transferimi i Walcott erdhi në kohën e duhur pasi që ai ka synim edhe botërorin që do të zhvillohet në Rusi dhe tani gjithçka varet nga futbollisti se a do ta bind trajnerin e Anglisë Gareth Southgate që ta marrë me kombëtaren në botëror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here