Barcelona rinovon me Sergi Roberton

Sergi Roberto nënshkroi një kontratë të re me Barcelonën e cila do ta mbajë të lidhur me blaugranët deri më 2022.

Kontrata për momentin janë duke u bërë gati dhe ditëve të ardhshme ato do të publikohen.

Të dyja palët kanë qenë në negociata konstante me muaj me rradhë për të rinovuar pasi që kontrata aktuale i skadon në qershor të 2019.

Klubi blaugran ishte nën presion që të firmoste më shpejt me futbollistin pasi që kontrata e vjetër parashikonte një klauzolë prej vetëm 40 milionë eurosh që mund ta linte të lirë Roberton.

Sergi Roberto është një lojtar kyç për Ernesto Valverden pasi që ai mund edhe të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe në mesfushë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here