Chelsea afër transferimit të Emerson!

Trajneri Antonio Conte dëshiron një tjetër mbrojtës të majtë për të ulur presionin ndaj Marcos Alonsos deri në fund të sezonit.

Emerson Palmieri pritet që ti kushtojë Chelseas plot 20 milionë funta.

Bisedimet po ecin në një mënyrë të shkëlqyer për ti sigurar një transferim ëndrrash brazilianit, raporton agjenti i lojtarit.

Antonio Conte dëshiron një ndihmë ndaj anësorit Marcos Alonsos pasi që ndeshjet tanimë bëhen më të shpeshta dhe blerja e Emerson do ta qetësonte shumë repartin defanziv të “Bluve” Londrës.

Dhe Palmieri mund të luajë në Champions League pasi që në këtë sezon ka zhvilluar vetëm 15 minuta në Seria A dhe një lojë të plotë në Kupën e Italisë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here