Dortmund e lë jashtë formacionit Aubameyang!

Sulmuesi i përfaqësueses së Gabonit pritet që të transferohet tek Arsenal gjatë afatit kalimtar të janarit.

Borussia Dortmund e la jashtë skuadrës Aubameyang në trasnfertën ndaj Hertha Berlin pasiqë drejtori sportiv Michael Zorc e ka vënë në dyshim gjendjen e tij psikologjike pasi që është afër transferimit tek Arsenal dhe nuk mund të japë më të mirën për Dortmund.

Të enjten trajneri i Arsenal Arsene Wenger tha se lojtari nga Gaboni do të përshtatej shumë mirë tek Arsenal.

Aubameyang përflitej shumë edhe për një kalim tek kinezët e Guangzhou Evergrande, por mesa duket ai do të jetë zëvëndësuesi më i përshtatshëm i Alexis Sanchez i cili u transferua tek Manchester United.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here